Kryeministri Edi Rama mban këtë të enjte konferencën e fundvitit me gazetarët, ku ka bërë një bilanc të arritjeve dhe krizave me të cilat është përballur qeveria që drejton në këtë vit.

Edi Rama:

Mendova se do të ishte e udhës që të ndalesha në disa pika kyçe dhe mos të zgjatesha në gjëra që kanë ndodhur dhe janë bërë gjatë këtij viti, përmes pyetjeve për të adresuar dhe komponentë të tjerë të një paraqitje që do të ishte e gjatë.

Nga ta nis? Mbase është e udhës që të niset nga një fakt botërisht i njohur, i një krize energjitike globale që po cënon të gjitha shtetet, dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve që së fundi kanë arritur në 450 euro për megavat, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, kemi lëvizur në një mesatare për 100 euro për megavat.

450 euro për megavat është një çmim marramendës, kemi lëvizur në një mesatare për 50 euro për megavat, kjo krizë që unë e kam paralajmëruar disa kohë më parë, dhe u komentua si një alarm fals, nuk duket se ka fund të qartë.

Vendet rrotull nesh ose kanë rritur çmimet, ose po përgatiten ti rrisin ato, ndërkohë që ne jemi bërë mburojë për konsumatorët dhe për biznesin e vogël. Ne jemi duke përgatitur një skemë lehtësuese dhe për biznesin e mesëm që është i rriskuar, dhe do të ndikonte direkt në rritjen e çmimeve.

Kemi besim të plotë të paktën deri në qershor dhe parashikojmë një efekt lehtësues pa qenë sot të saktë sa do të jetë efekti lehtësues drejt rajonit të mars dhe prill. Do të mbrojmë konsumatorët familjarë, qeveritë vlerësohen për të që mbrojnë familjarët.

Mjafton të shikoni Kosovën e cila është në kthetrat e një krize, për arsye objektive sipas meje është e mbërthyer në krizë dhe është në kushte kur duhet të zgjedhë midis kufizimeve apo ndërprerjes së energjisë kjo është si një përgjigje ndaj atyre që thoshin nuk ka krizë.

Ne jemi në gjendje të garantojmë energji jo vetëm për vendin tonë pa kufizime, pa rritje cmimesh dhe u japim Kosovës që dy ditët që janë festë popullore të kenë energji të pandërprerë, nuk është dicka fare e lehtë por unë besoj se në sëkëlldi të mëdha dhe gëzim e duhet të ndajmë me Kosovën atë që kemi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re