Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video duke inkurajuar shqiptarët se do t’ia dalin nga kjo situatë alarmante e krijuar prej COVID-19.

Në videomesazhin e publikuar në sfond dëgjohet kënga ‘Moj e bukura Shqipëri’, e kënduar nga diva e muzikës shqiptare Vaçe Zela, Rama ndër të tjera jep mesazhin se jeta është e shkurtër për t’u rendur duke u shtyrë me njëri tjetrin.

Sipas kryeministrit, të moshuarit kanë pasur të drejtë, kur kanë thënë se shëndeti është mbi të gjitha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re