Fill pasi Lulzim Basha e konsideroi si “tub oksigjeni” që përdoret nga Rama, ka ardhur edhe reagimi i Sali Berishës.

Ish-Kryeministri tha se kryetari i PD-së nuk ka ndezur shpresë për mbështetësit e tij.

Berisha i bëri thirrje Bashës që të japë dorëheqjen dhe e akuzoi se qëndron mbyllur në seli sepse e shajnë njerëzit.

“Shqiptarët janë më të pashpresë, sepse opozita nuk ndezi në 8 vite dritën e shpresës në zemrat e tyre. Kryetari i saj u dëshmua një peng i turpshëm në krye të opozitës shqiptare. Ai sot jeton në katër mure, i lutet dhe përshpirtet pengmarrësit të tij. Ma hap i kishte thënë një ditë këtë derë se po më shajnë njerëzit kur futem nga dera kryesore. Ik mor mjeran jep dorëheqjen se ne jemi parti e dinjitetit njerëzor. Ne jemi parti e idealeve më të larta njerëzore. S’ke punë me ne ti, ik dhe ik sa më shpejt”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re