Deputeti Lefter Maliqi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e përfoli në Kuvend, se është shembulli kryesor se pse duhet të hiqen koalicionet, pasi deputetët bëjnë trafik me votat e qytetarëve. Maliqi iu përgjigj ashpër Ramës, duke thënë se ka video kundër tij, sesi ka inskenuar ngjarje të rënda në vendin tonë, përfshirë dhe atë të 21 Janarit.

“Ai e pa që unë nuk isha në rreshtin e tij, dhe tentoi që të më përbale, njësoj siç shiti Tahirin, njësoj siç shiti Kokëdhimën, Bushatin. Do të jetë përballë mes meje dhe tij  në Kuvend, mos të mendojë ky njeri se kanë vdekur videot e Dritan Priftit, nuk mungojnë videot e këtij palaçoje që inskenoi 21 Janarin, pasi nuk mori pushtetin me dhunë, bëri çfarë ishte e mundur për të blerë deputetët.

Do ta zhvesh lakuriq siç është. Nuk mungojnë kasetat tek lokali i Dash Pezës. Dua ti them se ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet.

Unë di shumë për të dhe dua të përballem, meqë ky njeri del dhe flet për mua, paketorin e ka në krahun e djathtë (i referohet Engjëll Agaçit), dhe që ka emëruar drejtorët e burgjeve dhe të gjithë drejtuesit e tjerë, ka frikë nga koalicionet, dhe prandaj kërcënon edhe zotin Basha me mesazhe. Ky njeri po u them që ka blerë oligarkët për të blerë votat, nuk mund të fitojnë përballë shqiptarëve.

Dhelprën me dy koka do ta shohi shumë shpejt, lidhur me deklaratën që bëri se unë jam rast unikal, po u them se rast unikal nuk është rasti im, ky e di shumë mirë mbështetjen që unë kam në qarkun eBeratit, nuk pyet Lefter Maliqi nga presionet e opozitës së re. Ka për të dalë për herë të parë në qarkun e Beratit 4 me 3 mandate”, tha Maliqi në fjalën e tij përpara gazetarëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re