Kreu i PD në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, u ndal sërish te emërimi i ish-deputetit demokrat Dashnor Sula, si Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Ai tha se Edi Ramës iu anulua vizita në konferencën e Mynihut, dhe se i “mbeti në dorë Dashi”.

“Por java pati edhe një zhvillim tjetër dramatik për organizatën kriminale me në krye Edi Ramën dhe vetë Edi Ramën. U anulua shkuarja e tij në Mynih. Mynihu është konferenca më e rëndësishme vjetore në botë që zhvillohet për sigurinë. Në Mynih diskutohen çështjet më madhore të sigurisë në Europë dhe në botë.

  • Edi Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë. Dhe le ta pranojmë nëse delegacioni dhe nisi, por vetë nuk shkoi sot, i mbeti Dashi në dorë. Dash Sulën dhe kam fjalën. Nuk shkoi sot. Dhe kjo ishte një gjë e madhe për shqip, për Shqipërinë.
  • Kjo ishte, edhe një herë dëshmi e një rrethi të kuq nga cili Edi Rama nuk del dot kurrë. Të dashur miq fatet e Shqipërisë, të familjeve tona, fëmijëve tanë, duhet dhe të bëjnë të gjithë në duart tona. Pra, nëse nuk dini çfarë të thoni, do ta dini nëse ka ndonjë bimë”, tha Berisha.

Pyetjes së një qytetari se si ka mundësi që ish deputeti Sula doli nga rreshti pas 10 muajsh nga zgjedhjet, Berisha iu përgjigj “sepse ka haram qumështin e nënës së tij. Sepse ka zero karakter.

Dhe unë të falënderoj shumë dhe të përshëndes shumë përzemërsisht ju si qëndrestarë. Ne jemi në kushtet më të vështira”/Shqiptarja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re