Deputeti i PD-së Edmond Sapho, në një lidhje live me Panorama TV, është shprehur procesi gjyqësor ndaj Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest në shtëpi, është politik.

Spaho tha se Rama e sheh Berishën si pengesë kryesore, pasi sipas tij, ka qenë më aktivi në denoncimin e aferave të qeverisë Rama.

Deputeti demokrat u shpreh gjithashtu se protestat poshtë banesës së Berishës bëhen për të ndërgjegjësuar shoqërinë që të reagojë, ndërsa paralajmëroi se do të shtrihen në të gjithë vendin.

“Ka prova ka fund se është proces i montuar politik, përpjekje e Edi Ramës për të zhdukur opozitës që nga marrja e vulës dhe zvarritjen në gjykata, për krijimin e një shtrati të përshtatshëm për të të fituar zgjedhjet e 14 majit.

Edi Rama e shikon si një pengesë kryesore Sali Berishën, i cili ka qenë më aktivi, në denoncimin e pushtetit të Edi Ramës, kapjes, korrupsionit pafund, mungesat e politikave të zhvillimit, largimin e njerëzve dhe për rrjedhojë goditja do të jetë te Sali Berisha.

Kemi filluar një aksion të mosbindjes civile, ku formën më të zgjeruar e gjeti në Kuvendin e Shqipërisë. Masat ndaj Berishës e thelluan dhe më tej. Qëllimi nuk është vetëm mbrojtja e tij, dhe pse është një pjesë e rëndësishme. Aksioni është thelluar më tej në Rrugën e Shpresës për të arritur të ndërgjegjësojmë, shkundim shoqërinë, që të reagojnë. Nuk është një e keqe që i qaset vetëm PD por gjithë Shqipërisë. Aksionin do ta vazhdojmë me protesta në të gjithë Shqipërinë dhe shumë shpejt do të caktojmë datën për protestën kombëtare”, tha Spaho.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re