Kryeministri Edi Rama ironizoi deputetin e PD-së Ferdinand Xhaferraj me një deklaratë të tij vite më parë ‘kur premtonte se do të përmirësonte cilësinë e diellit’. Lidhur me këtë, i prekur reagoi Xhaferraj i cili tha se dikur ka qenë me klas e sot bën një batutë si të ishte një fermer socialist në Divjakë.

Por në këtë moment i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se ato janë të nderuar dhe se mund t’i kishte thënë se cilësinë e diellit krahasoi jo të miellit, duke ironizuar kreun e qeverisë.

Xhaferraj: Është e vërtetë që dikur kryeministri ka qenë më me klas ma përmendi edhe cilësinë e diellit, si ndonjë militant socialist në Lushnje. Lidhur me cilësitë e mia mund të pyesësh Damian Gjiknurin që erdhi pas meje në shkollë në SHBA. Ajo që unë doja të ngrija me shqetësim është se ku e kemi degraduar shtetin.

Basha: Ju tërheq vërejtje, krahasoni një krijesë punëtore që çohet pa gdhirë dhe shkojnë në shtëpi pasi perëndon dielli siç janë fermerët socialistë të Lushnjës dhe Divjakës, me një krijesë që mungesën e gjumit e ka për patologji të tjera politike dhe mjekësore. Të paktën t’ i kishte thënë cilësinë e diellit krahasova dhe jo të miellit dhe e mbyllje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re