Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke sjellë në vëmendje deklaratat e disa liderëve të vendeve të BE.

“Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re