8 maj Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot në Berat se Berishën dhe Metën i bashkon, përveç të tjerash, një tmerr i madh, sepse drejtësia thotë populli vonon, por nuk harron.

Në fjalën e tij në takimin përmbyllës me banorë të qarkut të Beratit, Rama tha se “drejtësia në Shqipëri ka vonuar aq shumë sa na ka bërë të tërëve ne që jemi këtu të dyshuar që e vonojmë me qëllim, por ama drejtësia e vonuar në Shqipëri ka çdo ditë e më pak shanse të harrojë dhe koha është çdo ditë e më ngushtë për ata që na tregonin ofshore”.

Rama u shpreh se “sa herë e keni dëgjuar që Edi Rama ka llogari offshore dhe unë ju thosha më duket se kanë këta se ti nuk mund të akuzosh një njeri për një gjë që s’e ke bërë vetë se nuk të shkon mendja. Po s’pate vjedhur vetë, nuk i thua tjetrit o hajdut, kot, pa prova. Po s’pate bërë vetë trafik droge, nuk i thua dot tjetrit trafikant, po nuk ke vrarë vetë nuk i thua dot tjetrit vrasës”.

Më tej Rama theksoi se “çfarë borxhi i kanë në Skrapar Likes që të çojë Saliken, si mund të çojë në Skrapar faqen e zezë dhe t’u thotë votoni këtë tani. Skrapari ka votuar për aq kohë sa e ka parë si një alternativë tërë të majtën progresiste, vërtet ai vajti u hodh në prehrin e atij tjetrit, por kur erdhi prapë nuk vajti me atë tjetrin, erdhi me mua. Se të kishte vajtur me atë tjetrin do ia kishin dhënë shqelmin që atëkohë, por jo, i mori votat atje si këtej, u hodh andej, kur erdhi puna për të vajtur prapë erdhi me mua”.

Por, shtoi Rama, “kjo punë nuk mund të vazhdojë prapë, çdo gjë e kemi bërë unë e të tjerë për ta sjellë në udhë të mbarë, por kur të vë zullumi poshtë edhe Papë ta bësh Liken, prapë tek zullumi do të kthehet”.

Rama u shpreh se “në 14 maj vota është për të marrë në punë njeriun që duhet t’i shërbejë të gjithëve për 4 vitet e ardhshme. Këtu dhe në të gjitha bashkitë prova është para syve, që këta njerëz që janë këtu e pastrojnë qytetin. Berati dhe gjithë bashkitë e Shqipërisë janë më të pastra se çdo herë tjetër”.

#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/WhatsApp-Image-2023-05-08-at-7.03.26-PM.jpeg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/WhatsApp-Image-2023-05-08-at-7.03.27-PM.jpeg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/WhatsApp-Image-2023-05-08-at-7.03.27-PM-1.jpeg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/WhatsApp-Image-2023-05-08-at-7.03.28-PM.jpeg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/WhatsApp-Image-2023-05-08-at-7.03.29-PM.jpeg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 5

/k.s/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re