Skip to content

Rama: Edhe spitalet private në shërbim të shtetërorit, kush s’zbaton urdhrin 5 milionë lekë gjobë. Nëse nuk bindet vendoset forcërisht në dispozicion të publikut

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga ajo se çfarë përmban akti normativ që hyn sot në fuqi në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e COVID-19.

Në një shënim në bacebook Rama bën me dije se në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për Shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

Kush nuk zbaton këtë urdhër gjobitet me 5 milionë lekë si dhe në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor.

“Akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës ndër të tjera:

në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për Shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë.

Në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit”, shkruan Rama. (TemA)