Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në një shkrime me tone kritike ndaj zhvillimeve politike, thekson se brenda PD-së po zhvillohet një garë e fortë servilizmi ndaj Sal Berishës, që sipas tij individë të caktuar kërkojnë të marrin vëmendje dhe të jenë kandidat në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Gjekmarkajt, deputetët po klasifikohen në “besnikë” dhe “oportunistë’ dhe kjo behet sipas tij nga 3-4 deputetë, të cilët sipas tij kanë interesa të caktuara.

Për demokratin kjo i shërben Edi Ramës dhe po heq fokusin nga betajat në Kuvend, duke thënë se kryeministri është i gatshëm të paguaj për të tilla përplasje brenda PD-së. “Me keqardhje ditët e fundit ve re një dëshire për luftë klasore në PD, per gjetjen e “grupeve armiqësore”, për të ndarë “besniket” nga “opurtunistet”, per të kundërvënë militantet tanë të “varfër e të ndershëm” ndaj deputetëve të “pasur e kodoshë” si në 1945, për të bërë një garë hipokrizie e servilizmi (si duket ndonjë vetëm kaq e ka vlerën dhe fuqinë) ndaj Sali Berishes, të cilit nuk janë në gjendje ti japin asgjë për t’ja forcuar pozitën dhe afruar lirinë me peshën e tyre publike e elektorale por duan ti marrin vëmendjen për një kandidim  hipotetik nesër. Servilizmi është “Rosinanti” i tyre.

Kushdo e di që ketë e bëjnë 3-4 deputet brenda grupit dhe një aradhë e vogel jashtë tij për këtë arsye  e të tjera si mundësia për të spikatur si shërbëtore sulmi, pa asnjë vlerë tjetër as njerëzore dhe as politike.

Kësisoj shmanget beteja me Edi Ramen të cilin pas rezistencës  së Opozites 5 muaj në Kuvend, pas denoncimeve të forta të Gazment Bardhit dhe Belind Kelliçit, betejes në komisone hetimore të Salianjit e Vokshit me koleget e tjere, qartësisht e kemi vënë në vesh tersi të madhe!

Ai është gati të paguaj që PD të prodhojë ngjarje të brendshme, siç bëri dëmshëm në 2 vjet.

Ne duhet ti ikim këtij tundimi meskin dhe këtë  reagim publik e bej si thirrje alarmi. Koha është gjykatësi më i pamëshirshëm dhe ajo ecen me vrap. Po shkojme drejt zgjedhjeve në kushte të pabarabarta, maksimumi është detyra jonë, minimumi atentat ndaj vetvetes. Rihapja e konfliktit vetëasgjesim”, thekson Gjekmarkaj.

ANALIZA E PLOTE  E AGRON GJEKMARKAJT

Një nga vlerat e shtuara të politikes shqiptare në keto 34 vjet liri është pas shumë ngjarjesh traumatike bashkimi i PD në “diversitet” një meritë kjo e të gjithë aktorëve politikë të kësaj force por në veçanti e Sali Berishes dhe e Gazment Bardhit. Që nga ajo ditë forca jonë politike fitoi seriozitetin e demtuar nga një mori rrethanash.

“Diversiteti” është një çati e madhe ku strehohen një larmi ideshë për një PD fituese dhe një opozitë më të fortë e cila synim ka një qeveri ndryshe nga kjo e korruptuara, autokratikja e “teologjikja” rrethuar  me skandale e Edi Rames. Çfarë është kjo qeveri mjafton të rrish para dyerve të SPAK-ut me një aparat në dorë ku sheh paraden e ministrave dhe kryebashkiakeve një nga një.

Dikush mund të na akuzoje për dy standarde qe e pranojmë punën e SPAK-ut kur godet qeverinë dhe e sulmojmë kur godet Sali Berishen. Duhet një shpjegim. Jam dëshmitar se si Sali Berishes ju kufizuan liritë pa miratimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë, kjo e ekspozon SPAK-un për anësi politike!

Çështja  e hapur paçka se paditësi është Taulant Balla ministri i Brendshëm i PS kërkon një proces të ndershëm e të drejtë.

Hetimi dhe procesi me çdo indicie të dhënë prej çdo kujt mund të fillojë. Por ndaj Sali Berishes nuk ka akuze, nuk ka hetim, nuk u pyet Parlamenti veç postfaktum për të renduar masën si hakmarrje inatçore, dhe pse krejt e panevojshme!

Kur kushtetuta dhunohet “ad hominem” për një person në ketë rast një personalitet me shumë simbolika, ajo është dhunuar për të gjithë dhe kjo e shndërron Sali Berishen në të burgosur politik. Tjetra anë që asnjëri nga personazhet e qeverisë nuk mund të barazohen me Sali Berishen i cili është Kryetari i PD dhe Lideri i Opozites për vullnet të qytetarëve. Po ashtu drejtues të tjerë opozitar në vitin elektoral janë nën presionin e përditshëm të SPAK-ut duke prishur “volens nolens” rregullat e lojës. Ndokush mendon që të thirrurit nga SPAK janë “peshq të vegjel” një kartë elektorale që ta përdore “peshku i madh”.

Në teoritë e shumta konspirative që gëlojnë në vendin tonë edhe kjo zë vend. Gjithsesi parada e pushtetarëve në dyert e SPAK-ut e ka rrezuar këtë qeveri moralisht dhe politikisht është detyra e Opozites ta bëjë! Që ta bëjë këtë ajo nuk duhet të dhurojë “spektakël” të vogël meskiniteti.

Natyra njerëzorë e ka të veten ambicien një motor i madh energjie tek njeriu, xhelozinë e servilizmin po aq! Fenomene njerëzore janë por kur shndërrohen në debat publik dhe në aksioma politike ato e dëmtojnë një parti kaq të sulmuar siç është PD sot. Trupa politike e PD po lëviz kudo neper Shqipëri duke gjetur çdo ditë mbështetje gjithnjë e më të madhe. Njerëzit e kanë pritur bashkimin dhe duan ta forcojnë atë.

Secili prej nesh u detyrohet atyre një ndjesë për dhimbjet, trazimet, zhgenjimet e plaget që ju kemi shkaktuar por mbi të gjitha duhet tu japim siguri se nuk ju shkaktojmë të tjera.

Me keqardhje ditët e fundit ve re një dëshire për luftë klasore në PD, per gjetjen e “grupeve armiqësore”, për të ndarë “besniket” nga “opurtunistet”, per të kundërvënë militantet tanë të “varfër e të ndershëm” ndaj deputetëve të “pasur e kodoshë” si në 1945, për të bërë një garë hipokrizie e servilizmi (si duket ndonjë vetëm kaq e ka vlerën dhe fuqinë) ndaj Sali Berishes, të cilit nuk janë në gjendje ti japin asgjë për t’ja forcuar pozitën dhe afruar lirinë me peshën e tyre publike e elektorale por duan ti marrin vëmendjen për një kandidim  hipotetik nesër. Servilizmi është “Rosinanti” i tyre.

Kushdo e di që ketë e bëjnë 3-4 deputet brenda grupit dhe një aradhë e vogel jashtë tij për këtë arsye  e të tjera si mundësia për të spikatur si shërbëtore sulmi, pa asnjë vlerë tjetër as njerëzore dhe as politike.

Kësisoj shmanget beteja me Edi Ramen të cilin pas rezistencës  së Opozites 5 muaj në Kuvend, pas denoncimeve të forta të Gazment Bardhit dhe Belind Kelliçit, betejes në komisone hetimore të Salianjit e Vokshit me koleget e tjere, qartësisht e kemi vënë në vesh tersi të madhe!

Ai është gati të paguaj që PD të prodhojë ngjarje të brendshme, siç bëri dëmshëm në 2 vjet. Ne duhet ti ikim këtij tundimi meskin dhe këtë  reagim publik e bej si thirrje alarmi. Koha është gjykatësi më i pamëshirshëm dhe ajo ecen me vrap. Po shkojme drejt zgjedhjeve në kushte të pabarabarta, maksimumi është detyra jonë, minimumi atentat ndaj vetvetes. Rihapja e konfliktit vetëasgjesim.

Ne jemi parti e madhe me liderin të arrestuar, liria e të cilit është çështje e madhe principi! Ne jemi parti e madhe për të bindur shoqërinë të hipotekojë besim tek ne! Ne jemi parti e madhe për ti dhënë Shqipërisë ofertat më të mirat për ndryshim e fitore siç kemi bërë në 1992, 2005 apo 2009 ! Beteja jonë është me Edi Ramen dhe karvanin e tij!  Ne mund ta mundim Edi Ramën me etiken e moralit, ne mund ta mundim në ide, ne mund ta mundim me njerez më cilesor duke hapur PD dhe jo duke e ngushtuar atë me debate të vogla shterpë, frut i inateve të çastit apo njerëzve që nuk prodhojnë gjë tjetër veç servilizmit , folklorit çapraz dhe skuthllëkut ezmer!

Personalisht në një moment të jetes sime kur gjykova se aq sa kishim bërë por edhe duke mos bërë asgje po rrezikonim të asgjesonim PD-në dhe opoziten, një pergjegjësi kjo që do na ndiqte nga pas si mallkim brezash, kam dhënë dakortësinë time modeste per bashkim, duke i besuar Sali Berishes dhe duke respektuar vullnetin e shumices së demokrateve! Kam pranuar realitetin dhe lënë menjanë “luften civile”!

Ama duke besuar veç instiktin politik të Sali Berishes , asnjë servil apo sherbetor dy lekesh  tjetër! Ato i kemi njohur me kohë që nuk  bëjnë asgjë, veçse zvarriten për të mbijetuar. Kush dëshiron të luftojë për PD, për Sali Berishën, për çdo demokrat në gjithë Shqipërinë, ka vetëm një rrugë: Të punojë 24 orë kundër Edi Ramës dhe për të forcuar e bërë më të madhe Partinë Demokratike e opozitën. Çdo gjë tjetër, i shërben vetëm atyre dhe çimenton pushtetin e Edi Ramës. Unifikimi po i zë frymen demokracisë shqiptare , diversiteti do e shpetojë  atë!!Secili prej nesh është femijë i kohes në të cilen jeton!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re