Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, është shprehur se kryeministri Edi Rama është kontradiktor në ato që thotë e bën.

dtjkfukl

Komentet Zhulali i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se para 3 vitesh Rama përpiqej t’i mbushte mendjen të gjithëve se nisma e “Ballkanit të Hapur” ishte diçka pozitive.

Ai shtoi se kjo nismë goditit kryesisht Kosovën, por edhe Bashkimin Europian, pasi sipas saj, u anatemua procesi i Berlinit.

“Rama është kontradiktor në të gjitha gjërat që thotë e që bën. 3 vite më parë përpiqej të na mbushte mendjen se Ballkani i Hapur do të sillte prosperitet dhe marrëdhënie të mira. Ja ku jemi dhe e pamë se çfarë prodhoi. Çfarë rezultatesh kemi ne nga kjo nismë që do të sillte rritje të të ardhura të shqiptarëve. Nga goditja e Kosovës me këtë nismë u arrit te goditja e BE-së, u anatemua procesi i Berlinit dhe i thuhej Europës që ne jemi të aftë ta ndërtojmë vetë paqen.

Kurti ka një fjalë kyçe në fjalorin e vetë që është dialog. Mendoj se në momentet që flasim kemi të bëjmë me atë ardhmen e Kosovës dhe jo me karrierat personale të Kurtit, Haradinajt apo Abdixhikut. Ne kemi parë që opozita në Kosovë nuk është se ka kundërshtuar bazën e tezave të Kurtit. Unë mendoj që të gjitha palët të vendosin sëbashku. Kurti ka përgjegjësinë që t’i ftojë të gjithë përfaqësuesit e opozitës. Qëllimi është një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Kosova nuk mund të zvarritet pafundësisht me të tilla kriza që ja ulin pozitën ndërkombëtare. Defacto Kurti nuk e ushtron kontrollin defacto mbi të gjithë territorin. Kurti ka mundësinë që të paraqesë një propozim të tijin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, që të mos krijohet më asociacionin një gjë e ngjashme si në Bosnjë. Duhet të dalim nga vendosja e vijave të kuqe. Të gjitha këto parime i ka të shkrira në Kushtetutën e saj”, u shpreh Zhulali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re