Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV tha se Rama është në projektin serbo-rus të ndarjes së Ballkanit.

Nesho tregoi edhe një bisedë të vitit 2003 me Sergei Lavrov, i cili ka thënë se interesat e Rusisë në Ballkan janë rikthimi në politikën e vendimmarrjes.

Sipas ish-ambasadorit, Vuçiçi po tenton të kthejë politikën e Titos për Ballkanin.

“Në këtë rol që bën Rama dihet se në cilin krah është. Ai është në projektin serbo-rus të ndarjes së Ballkanit. Që në vitin 2003 në një bisedë të gjatë që kam bërë me Sergei Lavrorv pyetjen time direkte i kam thënë çfarë kërkon Rusia në Ballkan? Më ka thënë interesat tona janë të rikthehemi në politikën vendimmarrëse si një fuqi vendimmarrëse dhe pika e parë do jetë ribërja gjeopolitike e Ballkanit nëpërmjet tre fuqive të mëdha, Serbisë së madhe, Shqipërisë së madhe dhe Kroacisë së madhe. Ky është një projekt për kthimin e interesave ruse.

Ndërmjetësia e Ramës për ti bërë një shërbim Vuçiçit është kjo që në kompensim të pushtetit të pa kufizuar. Mënyra e tyre është si të distancohen dhe kur nuk distancohen kërkojnë një projekt që ti bëjë të paangazhuar.

Edhe Ballkani në projektin e Vuçiçit nuk është se do futet ne BE. Ai pretendon të jetë i tillë, por lidhjet me federatën ruse e bën të pazgjidhur.

Ai tenton të ktheje politikën e Titos dhe ka gjetur ata idiotë të dobishëm që për arsye të mbajtjes së pushtetit të tyre të konvergjojë në atë ata që e quajnë Jugosllavia e re”, tha Nesho.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re