Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për të cilin thotë se e ka kthyer Shqipërinë disa vite pas.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha shkaktoi të qeshura në sallë kur iu referua deklaratës ministres Edona Bilalit se “Kryeministri Rama është në rrugën për tu bërë Zeusi”.

“Për shkak të standardeve të BE dhe politikave të jashtme që binin ndesh me ato të BE që ndiqte Shqipëria duke u endur në mjegullnajat lindore, duke shndërruar në kryeqytet rajonal në vend se të luftohet për Brukselin luftohej për Beogradin. Duke adaptuar projekte politike dhe jo vetëm si Ballkani i Hapur një projekt që del kundër nismës së Berlinit. Duke dhunuar standardet dhe burimet më themelore të demokracisë para së gjithash zgjedhjet e lira. Në këto vite Shqipëria u largua me shpejtësi të madhe nga kriteret e kompenhagenit. Në këto vite Shqipëria zhduku transparencën dhe sot pas 8 vitesh ajo ka një borxh sa mali i dajtiti i cili në cdo dimension kap korrupsionin. Rezultatet e progresit në 8 vite kanë qenë të kundërta me ata që kanë pritur shqiptarët. Varfëria ekstreme është rritur disa herë. Pavarsisht se borxhi i tyre është rritur në 103%. Nëse u rrit me 4% në vitet 2005-2013 në 4.4%. U rrit me 47% në 8 vjeçarin e mëparshëm. Ku shkuam me këto para çfarë bëmë me këto para? Del me cmim të 8-fishtë krahasuar me standardin evropian. Shpenzime kolosale me udhëtime dhe si përfundim shqiptarët nga qytetarë me rrogën mesatare më të lartë në rajon përfunduan me rrogën më të ulët. Nëse kthehemi tek politika e jashtme, një politikë klienteliste, e gjitha në funksion të meritrokracisë por më e dëmshmja është kjo rajonale.

BE ka një ndërgjegje, nuk pranon mohimin e gjenocidit. Kjo ndërgjegje kërkon dënimin pa kushte të gjenocidit. Po ka njeri që i bën tualet dit e natë një fasadë që i bën Rama Aleksandër Vucic. Edhe kur ai deklaron se do të respektojë kontratat, ky i joni thotë miku i Shqipërisë do të respektojë kontratat për interesa anti-shqiptare. Nisma e Ballkanit të Hapur është denoncuar nga e gjithë Europa, një ecuri e tillë është në vend numëro dhe prapakthehu. Shqipëria nuk plotëson standardet. Shteti ligjor nuk ekziston. Shikoni funksionimin e tyre, janë garanci për të mos hecur drejt BE. Kjo mazhorancë dëshmon një arrogancë çnjerëzore, të paimagjinueshme ndaj qytetarëve të saj. Këta deklarojnë me krenari se nuk lëvizin asnjë taksë. Vendet e tjera kanë hequr taksat, kanë subvencionuar naftën. Faji është trefishuar , por ju nuk i interesojnë këto, u interesojnë fasadat. Çe keni këtë se gratë nuk e kanë për zakon servilizmin. Ku është ajo zonja që bën gara me Spiropalin për tu gjunjëzuar përballë Ramës, ajo që thotë Zeus”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re