Kryeministri Rama ka pohuar mbrëmjen e sotme se çmimi i kanabisit në tregun ndërkombëtar është rritur në mënyrë stratosferike.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e lirë’, kreu i qeverisë theksoi se kishte lexuar një raport sekret që faktonte se rritja e çmimit të kanabisit ka ardhur nga rënia drastike e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

“Çmimi i kanabisit është rritur në tregun ndërkobëtar.

Shkak për këtë është rënia drastike të kultivimit të kanabisit në Shqipëri dhe kjo ka bërë që çmimi të shkojë në stratosferë. Kjo nga dhënat konfidenciale.” – tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re