Home SHQIPERIA Rama: Fasha varet nga reshjet, mund të vendoset në nëntor

Rama: Fasha varet nga reshjet, mund të vendoset në nëntor

0
Rama: Fasha varet nga reshjet, mund të vendoset në nëntor

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një ditë pasi njoftoi shtyrjen e rritjes së cmimit të energjisë, kryeminitri Rama deklaroi se fashat e energjisë, mund të rikthen në nëntor, në varësi të kushteve të motit dhe kursimit.

 

Duke hedhur hedhur poshtë cdo interpretim  se shtrenjtimi u anullua për shkak të protestave të paralajmëruara nga opozita, Rama përsëriti  dy shkaqet pse mori këtë vendim..

 

Janë dy elementë, janë reshjet, kemi pasur që kanë shtuar edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, në Fierzë janë shtuar kuotat dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi ne mund ta përballojmë. Nëse trendi do të vijojë dhe reshjet do të vijojnë ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur. Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke marrë parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi diskutimit.

 

Situata sot po përballohet edhe falë menaxhimit të energjisë nga hidricentralet e vogla.

 

Ne kemi bërë një ndryshim të rëndësishëm në kontrata e bëra me hidrocentralet private të cilat me detyrimin e marrë nga qeveria e mëparshme, për para blerjeje do ta çonin në pikën ku do të kishim një hap larg nxjerrjes së dhëmbëve të falimentimit të shtetit. Duke qenë se i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre, 300 milionë euro të kursyera në vit

 

 

Në një bashkbisedim online me qytetarët, kryeministi u ndal tek aksioni ditëve të fundit për ndërtimet pa leje.

 

Rama evidentoi se subjekti që ka ndërtuar mbi 4 mijë metra katorë pa leje, në qëndër të Tiranës,  ndaj të cilit u mor masa penalizuese me gjobë, ishte shkaku I nisjes së këtij aksioni.

 

Është dënimi me gjobë sipas ligjit i kompanisë për 4 646 metra katrorët. Është dënim me gjobë, sipas ligjit për metër katrorë. Shuma 160 plus milionë, ose 1.3 milionë dollar, gjoba është vendosur në fillim të muajit qershor. E çuam në gjykatë gjobën dhe gjykatësi rrëzoi shtetin. Gjykatës i verbuar nga paraja. Por unë nuk ngre akuza pa prova. Gjykatës i verbuar dhe i padenjë, që i thotë shtetit jo. Ndërkohë që gjobën e ka ligji. Nuk e ka inspektorati. Ky ka qenë rasti që ka derdhur kupën dhe na ka detyruar të veprojmë me vendimin e fundit të qeverisë që mos ndërhyjë asnjë gjyqtar apo prokuror i korruptuar. Inspektorati kombëtar ka kallëzuar 40 subjekte dhe 18 kryetarë bashkish, 12 drejtorë urbanistikë në bashki. Sa nga këta kanë shkuar para ligjit? Asnjë. Dosjet i ka zënë myky nëpër prokurori”,

 

Rama ripërsëriti akuzat ndaj prokurorisë dhe gjykatës se nuk po godasin këtë fenomen.

 

Prokuroritë na kanë vendosur një barrierë turpi, një pallat i tërë në një zonë turistike, kemi një vit që jemi bam e bum nëpër gjykata, pa larjen komplet, tani ka ardhur momenti për të dhënë një mesazh të qartë që çdo metër katror jashtë lejes do t’ju kushtojë aq shtrenjtë saqë do të jetë marrëzi që t’i hyni kësaj aventure.Penalisht nuk i ndjek qeveria, por drejtësia, dhe lufta jonë për drejtësinë është titanike për të pastruar këtë llum, që që është llum i llumit, nga ku gjeneron përditë, të njëjtën gjë mendoj dhe unë, kemi arritur të vendosim bazat e institucioneve të reja të drejtësisë të zyrtarëve të lartë. Nuk janë vetëm ndërtime pa leje, këto kallëzime, nga njëra anë dosja fle në prokurori, nga ana tjetër ai flet nëpër ekrane, nuk duhet të dorëzohemi, kjo është një goditje finale.Shpresoj që diçka të ndryshojë dhe pastaj kemi ndërhyrë ne me vendimin ekstrem. Në Tiranë janë një dyzinë, ka në Durrës, Kavajë, Vlorë, nuk do të ketë ndalesë dhe do të trajtohen sipas këtij ligji, i cili bën të mundur që prona të kthehet tek i zoti dhe i zoti është populli. Çfarë të bëjmë më shumë? Ta bëjmë si partia e dikurshme që të pushkatojmë prokurorë dhe gjykatës?”

 

Sipas Ramës, janë 40 subjekte ndërtimi, 18 kryetarë bashkie, 25 inspektorë dhe drejtorë urbanistike, që janë denoncuar por drejtësia nuk po vepron.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë