Kryeministri Edi Rama, i ftuar në lidhje Skype për “Wake Up” nga Përmeti deklaroi se PS i duhet një mandat i tretë, për të vijuar punët e lëna përgjysmë.

“Unë jam krenar për bilancin e këtyre viteve që është qartë i suksesshëm në çdo sektor. Është si nata me ditën me atë që gjetëm kur e nisëm.

Jemi ende në mes të rrugës, nuk jemi në kushtet e përfundimit të një mandati normal, jemi në luftë. Nuk ka shmangie nga bilanci, do përsëris çdo ditë çfarë është bërë në një sektor apo tjetër.

Është shumë artikuluar dhe shumë e thellë ndarja mes nesh dhe atyre. Nuk mund të rimarrin në dorë fatin e vendit, se janë po ata me atë qasje.

Ata nuk kanë ndryshuar dhe nuk kanë ndërmend të ndryshojnë”, deklaroi kryeministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re