Kryeministri Rama ka folur për herë të parë për situatën e krizës në Kosovë, ku veç koronavirusit një javë më parë u rrëzua me mocion mosbesimi dhe qeveria e Albin Kurtit.

“Nuk dua të them asnjë fjali se situata në Kosovë është boll e ngatërruar. Dhe çdo fjali e imja do ta ngatërronte dhe më shumë.

Unë nuk kam frikë nga keqshfrytëzimi i atyre që them por nuk dua të humb kohë më pas duke shpjeguar se çfarë doja të thoja e si”, tha Rama në emisionin Provokacija të Muç Nanos.

Më tej, Rama tha se nuk ishte i shqetësuar nëse disa aktorë politikë në Kosovë nuk i prisnin mirë deklaratat e tij, pasi kur flet për Kosovën për të është njëlloj sikur flet për Shqipërinë.

“Nuk më shqetson fare fare. Unë kur flas për Kosovën flas njëlloj si për Shqipërinë. Nuk shqetësohem fare se çfarë do thonë.

Unë ju kam borxh qytetarëtve të Kosovës tju them atë që mendoj unë. Pastaj nëse e mendoj mirë apo gabim është tjetër gjë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re