Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te çështja e vaksinave në konferencën online që mbajti me gazetarët, ku tha se ai ishte lypësi më i gjatë në planet, dhe se është në negociata konkrete me të paktën 3 shtete.

Rama sërish nuk preferoi që të identifikonte shtetet me të cilat është duke negociuar, por tha se edhe nëse marrë veshja nuk realizohet, ai ka dokumente që të provojë se është përpjekur.

Rama:

Sikur t’ju tregoj numrin e kontakteve me qeveritë jashtë Europës, do habiteni deri ku ka vajtur përpjekja. S’do bëj koment se kjo është luftë e madhe që zhvillohet pas kuintave, nuk është mirë të përmendim emra se prishim punë për veten tonë.

41 mijë dozat e Pfizer do ti kemi brenda Marsit, të tjera do të vijnë në muajin Prill. Shumë shpejt do të kemi vaksina nga Astra Zeneca, pres vulën nga një shtet mik për 360 mijë doza, mund të shkoj dhe të takoj kreun e atij shteti. Ua them të gjitha këto, pasi dhe në rast se nuk bëhet ka dokumente që kemi pasur negociata.

Një vend tjetër më ka kontaktuar sot, dhe jemi në negociata, ju garantoj se jam lypësi më i gjatë në planet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re