Kryeministri Rama u ndal në Laç gjatë procesin të llogaridhënies, ku dhe njëherë sqaroi çështjen e rritjes së taksave.

Sipas shefit të qeverisë, janë pikërisht të ashtuquajturit oligarkë ata që sot paguajnë më shumë taksa.

 “Ne kemi rritur vetëm dy taksa. Taksën për ata që kanë më shumë të ardhura, për biznesin e madh. Oligarkët që ndërtojnë në Tiranë sot paguajnë shumëfish më tepër taksa se më parë. Është ulur taksa për rrogat nën 600 mijë lekë. Kemi ulur taksat për 97 përqind të personave. Ne kemi rritur edhe taksën e karburante dhe kjo është e vërtetë, por vetëm kaq”, theksi Rama.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re