Skip to content

Rama flet për Samitin në Bruksel, Berisha nga selia blu: Bllokoi negociatat, do kërkojmë dorëzimin e mandatit

Paralelisht me konferencën e kryeministrit Rama në ambientet e kryeministrisë ku po flitet për Samitin e BE-së në Bruksel, në selinë blu, Sali Berisha në një deklaratë për mediet e akuzon se ka bllokuar çeljen e negociatave. Ai ka deklaruar se do të kërkojnë dorëzimin e mandatit nga kreu i qeverisë.

Berisha: Në deklaratën e liderëve të BE, të mbledhur në Bruksel me udhëheqjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, rezulton se Shqipëria mbetet në klasë. Prej një viti e gjysëm nga takimi i Brukselit, negociatat de facto nuk po hapen. Edi Rama është shkaktari kryesor i këtij bllokimi de facto të procesit të integrimit nga viti 2013 gjer në vitin 2023, pra nj dekadë me radhë.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas Berishës, Edi Rama për interesa personale ka përkeqësuar gjendjen ekonomike të vendit dhe ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit.

Berisha: E vërteta është se në deklaratën e liderëve të BE, çështja më kryesore, apo numër 1, që pengoi hapjen de facto të negociatave me Shqipërinë, është mungesa e dialogut për shkak kjo të qëndrimeve dhe veprimeve të Edi Ramës, grusht shteti brenda shtetit, duke marrë të gjitha kompetencat e parlamentit.

Berisha theksoi se PD do paraqesë kërkesën për dorëzimin e mandatit të kryeministrit Edi Rama./