Skip to content

Rama flet për suksesin e Reformës Zgjedhore dhe fitoren e opozitës

A është reforma zgjedhore e suksesshme? Kryeministri Edi Rama deklaroi në OPEN se suksesi është fjalë e madhe.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili, rreth temës më të nxehtë të kohëve të fundit, atë të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, ai shprehet se ajo çka duhej është arritur.

“Suksesi është një fjalë shumë e madhe por duke qenë se ne në ata tryezë na çoi diskutimi për të lehtësuar peshën e frikës së Partisë Demokratike nga zgjedhjet edhe ja çka donim të arrinim në fund ishte një marrëveshje prej të cilës Lulzim Basha dhe PD të dilnin të lehtësuar, kjo u arrit”.

Kryeministri ironizoi edhe deklaratat e PD për fitore.

“Fitore të tilla paçin gjithmonë. Unë do i mbështes i pari“, tha Rama me ironi.

/shqip