Ndryshime rrënjësore dhe “shkëmbim” postesh ka pësuar kabineti qeveritar në këtë mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste.
Bie në sy ndryshimi në diplomacine shqiptare. Eshtë larguar nga detyra ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kjo detyrë do t’ i besohet Igli Hasanit.
Ashtu siç ishte aluduar në media, kryesocialisti Edi Rama ka bërë me dije se është liruar nga detyra ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
Delina Ibrahimajt do t’i besohet një tjetër pozicion në kabinetin qeveritar, ai i drejtimit të ministrisë për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ministër i Financave do të jetë Ervin Mete.
Ndërkohë. Ogerta Manastirliu do të drejtojë ministrinë e Arsimit. Ministria e Shëndetësisë i është besuar Albana Koçiut.
Anila Denaj do të jetë ministrja e re e Bujqësisë, duke zënë kështu vendin e Frida Krifcës.