Kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi të kthehen në Shqipëri, pasi sipas tij pagat, sidomos në sektorin e turizmit janë të ngjashme me ato në shtetin helen.

Ai i bëri thirrje emigrantëve që kursimet e tyre ti investojnë në agroturizëm, pasi të ardhurat janë më të larta sesa në Greqi.

“Ejani në Shqipëri ku merrni një paga të ngjashme, por edhe paguani më pak taksa dhe jeni në tokën tuaj dhe pranë njerëzve tuaj

Çdo shqiptari që jeton jashtë, që ka një tokë apo një shtëpi në fshat i them sot ti investojnë kursimet e veta në agro turizëm. Nuk ka nevojë të kthehet me familjen, por nëse i investon ato të ardhura për të hapur derën e vjetër dhe ta kthejë në bujtinë mikpritëse do të ketë të ardhura më të larta sesa të ardhurat këtu ne Greqi”, tha ndër të tjera Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re