Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se projekti për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës është gati.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë shprehet se projekti i aeroportit është i standardeve më të larta teknike e arkitetktonike.

 

Duke mos dhënë shumë detaje në lidhje me projetin kreu I qeverisë bënë me dije se do I bëjë ato publike ditën e hënë në orën 17:00 në Vlorë.

 

 

GATI PROJEKTI PER AEROPORTIN NDERKOMBETAR TE VLORES• Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtëpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar• Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike• Për më shumë nesër në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”, 17.00

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re