Skip to content

Rama: Gjirokastra jasht listës së rrezikut të UNESCO

ramaa

Kryeministri Edi Rama, nga Gjirokastra ka folur në lidhje me projektet në agroturizëm si dhe ndërhyrjen në zonat rurale të zonës.
 
Në fjalën e tij ai ka theksuar faktin se ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Pazarit të Gjirokastrës, me rimëkëmbjen e 8 blloqeve të para të shtëpive, ndërsa do të vijojë puna me infrastrukturën e rrugicave dhe më tej, me një sërë projektesh në qytet e në hapësirën rurale tē qarkut.
 
“Çka kemi bërë nuk mjafton, por nuk ka diskutim se që nga viti 2013 e deri më sot duket sikur ka kaluar një epokë e tërë, pasi Gjirokastra është nxjerrë nga lista e rrezikut të UNESCO dhe është kthyer në qendër të vëmendjes së qeverisë. Gjirokastra ka parë investime të kryera në 5 vite që janë sa për 20 vite të marra së bashku. Gjirokastra ka hyrë në një fazë të re. Ky projekt është një kartëvizitë e kësaj faze të re. Sot turizmi nuk është një dëshirë, por një shpresë reale në rritjen e turistëve”.