Skip to content

Rama-gjyqtarëve: Keni vajtur në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit

edi rama 2 1024x575 1


Kryeministri Edi Rama në një polemike më gjyqtarët për debatin për rritjen e pagës thotë se ata kanë shkuar në Gjykatë Kushtetuese për t’i kërkuar taksapaguesve shqiptarë, që të paguajnë paga më të larta se të tjerëve për gjykatës dhe prokurorë që vettingu i hoqi sepse kishin pasuri të pajustifikuara.

Rama kritikoi Shoqatën e Gjyqtarëve, ndërsa tha se kjo shumicë i ka dhënë pavarësinë drejtësisë, duke i kërkuar që detyrën ta ushtrojnë me dinjitet.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Frama shperthen ndaj gjyqtareve keni vajtur ne gjk per te rritur pagat edhe per ata qe ishin korruptuesit dhe gjakpiresit e sistemit te drejtesise%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

“Ju keni shkuar në GJK për tju rritur pagën atyre që i hoqi Vettingu sepse nuk ishin të denjë për sistemin e ri të drejtësisë. Ju keni shkuar në GJK për ti kërkuar taksapaguesve shqiptarë, që të paguajnë paga më të larta se të tjerëve për gjykatës dhe prokurorë që vettingu i hoqi sepse kishin pasuri të pajustifikuara.

Ju keni vajtur në GJK për tu thënë taksapaguesve shqiptarë se edhe ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë meritonin rritje pagash njësoj si ata që e kaluan vettingun.

Si mund ta fusni këtë në radhën e pretendimeve që keni nga kjo qeveri e poshtër që ka bërë një reformë historike dhe që ka bërë atë që kolegët tuaj nga 2012 derisa u bë kjo reformë e kanë ëndërruar por nuk e kanë prekur dot. I ka dhënë pavarësinë, që ju sot duhet të bëni cdo gjë që ta ushtroni me dinjitet, ta ktheni në të mirë rtë madhe të popullit shqiptar”, tha Rama.