Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë janë në pikun e tyre.

 

Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs”, që po zhvillohet në Athinë, Rama tha se të dy vendet kanë shprehur devotshmërinë e gatishmërinë për të bërë më shumë gjëra së bashku.

 

 “Ne mund të punojmë më mirë tani për shkak se Greqia është një partner i rëndësishëm dhe strategjik kur flitet për negociatat me Bashkimin Europian. Ka qenë një mbështetje shumë e fortë për ne. Presim një zhvillim të ri që është krijimi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, që është një lajm shumë i mirë”

 

Teksa foli edhe për influencën ruse në Ballkan ai u shpreh se Shqipëria dhe Kosova janë tërësisht pa influencë ndryshe nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina ku paraqitet një panoramë krejt tjetër.

 

Ndërsa për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri u shpreh:

 

“Dialogu është cësthja që mbetet ende çështje e madhe dhe zgjidhja e kësaj do të thot të mbyllësh një kapitull gjaku e konfliktesh. E megjithatë marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se sa janë tani krahasuar me të kaluarën, megjithatë ka shumë për tu bërë.

 

Kryeministri u pyet edhe në lidhje me retorikën e politikanëve britanikë ndaj shqiptarëvepër të cilet tha se i ka falur pasiqë ndodhen në një situatë të vështirë.

 

“Do t’i durojmë deri sa ta kapërcejnë këtë situatë. Nëse flasin keq nuk është problemi ynë por problemi i tyre. Ata po kalojnë një lloj krize nervore si vend dhe duhet t’i kuptojmë. Kanë humbur shumë pika reference dhe janë vërtet në pozicion të vështirë”

 

Sa i përket ‘martësës’ mes Shqipërisë dhe BE, Rama tha se pas hapjes së negociatave, ka një frymë të re dhe se vendi po punon për të përmbushur të gjitha kërkesat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re