Pak ditë para ardhjes në Tiranë, Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, ka dalë në një konferencë shtypi në Bruksel me kryeministrin Rama, duke shpallur vizionin e përbashkët për të ardhmen e negociatave.

“Hapja e negociatave duhet të jetë qëllim kombëtar në Shqipëri. Bashkimi Europian do të asistojë në zbatimin e reformave aktuale, ndërkohë që do të vijojnë edhe përgatitjet për hapjen e negociatave për vitin e ardhshëm”, tha Hahn, për t’u pasuar nga Rama.

“Jemi të gatshëm të nisim përgatitjet për hapjen e negociatave dhe të përmbushim gjithçka na është kërkuar. Nuk do të humbasim asnjë moment, edhe pse na presin muaj të vështirë përpara. E rëndësishme është që pamë një numër shumë të madh vendesh të BE-së që njohën meritat e Shqipërisë, pasi 25 vende ishin për hapjen e menjëhershme të negociatave”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re