Banorët e Rinasit kanë dalë për të dytën ditë me radhë në protestë, pas vendimit arbitrar të ARRSH-së, që rrugën pranë banesave të tyre ta bëjnë vetëm me një sens kalimi, për të lehtësuar lëvizjen drejt aeroportit.
Ky vendim i detyron banorët që të bëjnë kilometra të tëra për të marrë shërbimet jetike, qoftë të arsimit të fëmijëve, qoftë edhe për vizita mjekësore në ambulanca, apo pronat e tyre.
Banorët janë ulur në rrugë dhe kanë bërë thirrje të ndryshme në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Protestës sot i është bashkuar edhe deputetja e PD-së Andia Ulliri, e cila tha se bllokimi i lëvizjes në këtë rrugë, penalizon jo vetëm banorët e Rinasit, por të gjithë veriut të Shqipërisë.
Andia Ulliri: Nuk mund të pranojmë ne faktin që të penalizohen të gjithë banorët e Rinasit, Fushë Krujës, dhe të gjithë veriut. Nuk ka asnjë lloj vendimi me shkresë nga ARRSH, nuk është normale që një zonë e tërë të penalizohet për një institucion.
Shoh që ka shumë oficerë policie, të cilët edhe vetë janë në Rinas, do të doja të ishin në anën tonë. Ju është hequr aksesi për të shkuar në shkollë,në spital, protestuesit nuk mund të pranojnë që përgjigjen të mos jenë në rrugë zyrtare.
…
/faxweb