Monika Kryemadhi: Sa i përket një detaji shumë të vogël të Reformës në Drejtësi meqë bomba na plasi aty, Rama harron diçka të kollajshme, votat e LSI nuk kanë qenë garant as për Donald Lunë, as për gazetaren që bënte fushatën e Ramës dhe as garant për Ramën. 20 votat e LSI kanë qenë garant në SHBA sepse marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë nuk janë burokratike mes individëve, por marrëdhënie mes kombeve, ështqë zgjedhja që shqiptarët e kanë bërë që në 1992.

I them Ramës, largohu nga Shqipëria, shqiptarët do të jenë të lirë. Mezi po pres Edi Rama që të numëroj votat dhe për të parë buzëqeshjen tënde të ngrirë që e kanë merak LSI. I bëj thirrje shqiptarëve që të votojnë për cdo forcë politike që është kundër Edi Ramës, është për integrimin europian të Shqipërisë dhe për cdo individ që nuk do jetë vegël apo kukull që lëviz në duart e Ramës. Më 25 prill do i thonë qërrohu farës së Edi Ramës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re