Skip to content

Rama harron këshillën e Majkos, rivesh çorapet e kuqe dhe me të shkurtra dhe atlete pozon përballë detit në Vlorë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet që po kryehen në qytetin e Vlorës. Paradite ai u pa nën shoqërinë e Damian Gjiknurit dhe Artur Qëndros duke inspektuar kantieret e ndërtimit, ndërkohë që gjatë bisedës së tyre përpara kameras nuk komentuan asnjë moment Dritan Lelin dhe luftën e PS-së në Vlorë ndaj tij.

Këtë pasdite kryeministri ka shpërndarë në ‘Instagram’ një foto, ku shihet i relaksuar dhe duke pozuar përballë detit. Ajo që bie në sy është veshja e kryeministrit, ku ai shihet i veshur me të shkurtra, atlete dhe me çorape të kuqe.

Me sa duket kryeministri e ka harruar këshillën që veterani socialist Pandeli Majko i dha përpara 2013-ës, se nëse donte të bëhej ndonjëherë kryeministër i Shqipërisë do të duhej t’i hiqte çorapet e kuqe.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb