Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi kërkesës së opozitës për të rritur numrin e testeve për COVID-19 në Shqipëri.

Përmes një postimi në twitter, Rama ka hequr përgjegjësinë nga vetja, pasi thotë se  strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.

Kryeministri bën thirrje që të dëgjohen ekspertët dhe jo politika.

“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit. Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42“, shkruan Rama.

Dje, opozita, përmes Bardh Spahisë i kërkoi publikisht qeverisë shtimin e numrit të testeve, pasi testimet e pakta, nuk e tregojnë saktësisht situatën në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re