Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar në një takim 2 ditor në Shëngjin.

Mësohet se gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura i pari që ka mbajtur fjalën është kreu i qeverisë dhe pas tij kanë folur Blendi Klosi, për riorganizimin e PS dhe Çuçi për sfidat që maxhoranca ka në Kuvend.

Gazetari Ergys Gjençaj, raporton se 2024-ra është me rëndësi për maxhorancën pasi është një vit para zgjedhjeve parlamentare, ndërsa shton se zgjedhjet e parakohshme janë përjashtuar si mundësi nga kryeministri Rama.

Në mbledhjen informale po kalohet në skaner puna e ministrive, ministrave dhe kabinetit qeveritar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re