Kryeministri Edi Rama ka hyrë live në Facebook dhe ka kthyer përgjigje për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe të karburantëve.
Rama:
Ne prodhojmë kur kemi reshje, dhe importojmë në momente të caktuara, dhe jemi të varur nga çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar.
Çmimet e bursës së energjisë nuk kanë lidhje në dallimet në rroga me vendet e tjera, ne kemi informuar mbi influencën e çmimeve të energjisë në bursat ndërkombëtare.
Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës që shpenzon, dhe është naftë e rëndë, e cila dërgohet jashtë, si kudo në botën demokratike, nafta tregtohet nga subjektet private.
Ne prodhojmë vetë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojmë, edhe sot që flasim çmimi i energjisë për familjarët është nën kostot reale. Për shkak se subvencionohet nga shteti.
Unë dal përpara popullit dhe ju shoh drejt e në sy. Ne e morëm sektorin e energjisë, jo në gropë por në humnerë dhe e çuam këtu ku është sot.
Edhe njëherë vendi ynë nuk e prodhon në vend të gjithë energjinë që konsumon.
…
/faxweb
