Skip to content

Rama i ashpër nga Brukseli: Keqardhje për BE, liderët nuk e mbajtën fjalën

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra pas përfundimit të samitit në Bruksel.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama ka shprehur keqardhje për Bashkimin Europian duke thene se lideret nuk e mbajten fjalen kundrejt Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.

 

“Faleminderit që jeni këtu dhe më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE. Më vjen keq për ta dhe shpresoj se mund t’i ndihmojmë. U përpoqa ti them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. Charles Michel më tha se kemi 3 minuta, por unë i thashë se do shërbenin edhe 30 sekonda po të kishin mbajtur fjalën, ndaj 3 minuta s’ishin mjaftueshëm. I thashë se ndihesha mirë dhe keq se isha me ata. Mirë se jemi europianë, por keq se ne nuk mund të jemi këtu si evropianë por si miq në një shtëpi të ndarë. Dhe është diçka vërtet shqetësuese”, tha Rama.

 

Deklaratat, Rama i beri ne konferencen per shtyp pas perfundimit te Samitit, qe nuk prodhoi asnje rezultat per negociatat e Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut, pasi Bullgaria nuk e hoqi Veton ndaj Shkupit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë