Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar thirrjes së SHBA-së për uljen e tensioneve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Kreu i qeverisë, në një postim në X, i bëri thirrje idershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi.
Ai shtoi se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.
“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, shkruan Rama.