Kryeministri Edi Rama i ka çuar sërish ftesë kreu të PD-së, Lulzim Basha për t’u ulur e për të dëgjuar propozimet dhe idetë e tyre.

Nga Pallati i Brigadave, ku ka mbledhur ambasadorët e huaj, për t’i falenderuar për ndihmën, Rama tha se nesër do të ketë një takim me Komitetin Kombëtar të Ndërtimit, ndërsa u shpreh se shpreson që të jetë e pranishme edhe opozita.

“Më pas sigurisht është problemi i madh i financimi të gjithë operacionit. Nesër do të takohem me komitetin Kombëtarët të Ndërtimit. Uroj që opozita të bashkohej me ne, i kam ftuar dhe do t’i ftoj sërish që të sjellin përfaqësues dhe të sjellin idetë e tyre. Nuk është fjala këtu kush është më inteligjenti.

Kemi kohë kure kjo të kalojë që të zihemi se kush është më i mençuri e kush është më i miri. Tani është koha të përballemi me sfidën, për të marrë vendime për më të mirën për vendin tonë. Shpresoj që të vijnë”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re