Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social facebook, pas rezultateve të të përfundimit të procesit të numërimit në njësinë nr.10 në Tiranë.
Ai falenderon Zojën e Këshillit të Mirë duke uruar kështu edhe festën e Zojës së Shkodrës që i drejtoi shqiptarët drejt ditës së bardhë.

“Urtësia e patronazhit shpirtëror të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, i priu shqiptarët drejt ditës së bardhë dhe mu ashtu vigjilon dhembshurisht mbi ta prej më shumë se pesë shekujsh!

Për shumë vjet gëzuar festën e Zojës së Shkodrës, Zojës së Shqipërisë”- përfundoi Rama.

Ndërkohë ky postim i kryeministrit mund të konsiderohet një falënderim që Rama bën për rezultatin e nxjerrë në njësinë nr.10 në Tiranë duke thënë që Zoja e Këshillit të Mirë i priu shqiptarët drejt rrugës së drejtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re