Kandidati për deputet i LSI, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, në një komunikim me gazetarët, tha se Lëvizja Socialiste për Integrim do të sigurojë 4 mandate në qarkun e Beratit, dy sipas tij, do të fitohen nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.

Maliqi i bëri thirrje SPAK-ut, që të hetojë sipas tij, abuzimet që bëhen në kohë fushate, e shtoi se qytetarët nuk duhet të pranojnë paratë e ofruara për votën, por të votojnë të lirë e në mënyrë të ndershme.

“Unë do ju bëj me dije se pavarësisht se jam i shtati në listën e Beratit, do të thyej herësin dhe do të futem deputet në Parlament. Për këtë kam garanci të plotë, LSI ka siguruar në qarkun e Beratit 3 mandate dhe po ecën e sigurt drejt mandatit të 4. Do të jem sërish zë kritik, siç isha këto dy vite ndaj qeverisë aktuale, do jem edhe pas qeverisë së ardhshme me kryeministër Lulzim Bashën. SPAK duhet të hetojë abuzimet që po bëhen deri në bashkinë e Beratit. Dua ti them kolegut Klosi, më vjen keq që po kalon natën sepse po tremb kafshët e fshatit. Rama t’i lë sondazhet ndaj administratës, duke thënë që mos ikni në drejtim të gabuar, sepse ta kenë të ditur që s’do të shantazhojnë popullin. Administrata është e zhgënjyer dhe ndryshimi do të bëhet se s’bën. Lekët që po afrojnë kandidatët e PS që janë të përçarë dhe po zihen për të marrë vota e thyer herësin, i bëj thirrje qytetarëve të mos marrin lekë sepse janë lekë krimi. LSI merr 4, dy merr PS dhe merr 1 mandat. Jam mëse i bindur që do të thyej herësin, do të futem deputet dhe do të jem sërish zë kritik nëse nuk mbahen premtimet nga kryeministri i ardhshëm Basha. Në qarkun e Beratit Shameti është kundër PS, ai përdori Xhafajn për Reformën në Drejtësi dhe e la të 24. Majkon e flaku në rrugë, siç flaku Vasilika Hysin, Saimir Tahirin dhe shumë socialistë të tjerë të ndershëm, si Klosi, Balla. Unë them se kolegji u kap ashtu siç u kap Reforma në Drejtësi. Shqipërisë do i rikthehet demokracia, Reforma në Drejtësi është e kapur, dështime komplet, tepsia, timoni, të gjitha me radhë, ka ardhur koha për hapjen e demokracisë. Nesër kam takim me 50 socialistë të pakënaqur, sepse ne jemi forcë e madhe. Të sigurt për një fitore të madhe”, tha Maliqi.