Kryeministri Edi Rama teksa replikon me ndjekësit në rrjetet sociale, legjitimon rritjen e çmimeve, duke thënë se kjo është një tendencë globale, të cilës nuk mund ti shpëtojë as vendi ynë.

Rama shprehet se shqiptarëve nuk u ka munguar buka as në kohët më të zymta, edhe pse dihen nivelet e varfërisë në vendin tonë. Në lidhje me punësimet në shkolla, Rama thekson se askush nuk futet në arsim pa kaluar përmes portalit duke shtuar se bashkitë nuk kanë lidhje me punësimet në arsim.

Në lidhje me rritjen e çmimeve pasditen e sotme është paralajmëruar një protestë përpara kryeministrisë në Tiranë.

Replikat

Komentuesi 1: Përmirësoni punsimin se ne te thjeshtve na kerkoni portalin. Atyre qe kan miq neper bashki neper arsim ska nevoj portali.

Rama: Nuk futet ne arsim pa portal askush dhe bashkite s’kane lidhje me punesimet ne arsim!

Komentuesi 2: Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!

Rama: Per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!

Komentuesi 3: Rritja eçmimeve ku do shkojme ne pencionistet ne varr ….shkofte gjith politika e hajdutave….

Rama:  Çmimet nuk kane lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi ne komunizem kur cmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo ne te gjithe planetin, nuk ka se si te ulen ne Shqiperi, jo se s’do politika po se ky eshte sistemi i ekonomise se tregut!

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re