Skip to content

Rama i harron “mendjendriturit” e Komitetit të Ekspertëve, shihni si e detyron Varhelyi-n që të heqë maskën kundra rregullave (Video)

Kryeministri Edi Rama, në shkelje të urdhërit të dhënë nga Komiteti i Ekspertëve, të cilin deri dje ishte gati ta krahasonte dhe me “vullnetin e Zotit”, ka preferuar që në takimin e sotëm me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm të mos mbajë maskë në takimin që zhvillohet në ambient të mbyllur, por ka detyryar dhe të tjerët që të ndjekin shembullin e tij.

Sapo Komisionieti për Zgjerimin, Oliver Varhelyi zbriti nga makina e tij, Rama i kërkoi që të hiqte maskën, duke i bërë me shenjë se në Shqipëri Covidi është zhdukur, dhe tashmë të gjithë janë duke shijuar një ‘Parajsë lirie’.

Komisioneri e kaloi këtë situatë duke qeshur dhe e hoqi maskën mbrojtëse për të vijuar më pas në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku do të bëhej dhe pritja zyrtare.

Në vendin tonë çdo qytetar mund të vijë lirisht nga vende të tjera, pas pasut nevojë për një test negativ, apo detyrim për të qenë i vaksinuar.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb