Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka reaguar pas deklaratës të kryeministrit Edi Rama, ku e cilësoi planin me 7 pika të PD-së për të menaxhuar krizën si një “propozim të kohës së Sudes”. 

Basha tha se Sudja i ditëve të sotme është në fakt vetë kryeministri pasi ajo “u merrte lek njerëzve për interesat e saj.”

“Sudja ishte ajo që merrte lekët njerëzve dhe i mbante për vete. Kush është Sudja? Kush është plani i Sudes? Sudja ka prerë lekët dhe ka lënë mjekër. Këtë bën Sudja. Sudja me flokë të gjata dhe ai me mjekër janë të njëjtë. Ky tjetri kapet me thonj pas karriges së kryeministrit.

Ajo tjetra ishte një hajdute ordinere që u bë e famshme për vjedhjen e lekëve. Ky çka s’ka bërë që të rrijë pas karriges. Dashni politike dhe financiare me persona të listës së zezë se Departamentit Amerikan të Shtetit. Kush i bie që të jetë Sudja? Me flokë të shkurtër dhe me mjekër?! Edhe Edi Rama. Ata që hanë gënjeshtra nga tigri, që është usta që ta rrejë.

Një person 8 vite në karrige do e kishte mësuar pak ligjin dhe shtetin. Ky gënjen. Kur ishte me mjekër më të shkurtër tha; do ulim çmimin e energjisë. Ky ishte dhe ajo që doli në protestë, Flamur Binaj, Flor Binaj. Kë të besoj? Ketë!”, pohoi Basha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re