Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama i jep baxhanakut dhe thjeshtrës së tij dhjetëra tendera të punëve publike, megjithëse sipas tij kjo gjë nuk lejohet, pasi ka konflikt interesi.

cgfkjhkl

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Devoll, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Elvis Hajdërlli.

Berisha tha se si pasojë e abuzimeve të qeverisë, janë rritur edhe çmimet e apartamenteve në Shqipëri, që sipas tij janë më të shtrenjtë se në Belgjikë.

Ai shtoi se kryeministri Rama që del në fushatë me lopatë, në të vërtetë po hap gropën e vetë politikë për zgjedhjet e 14 majit.

“Po vija nga Maliqi që kryetari i kishte premtuar qytetarëve trenin elektrik te pylli i fazanëve. Sepse kur humbet lidhjet me qytetarët dhe respektin për ta, je në gjendje të bësh gjithçka dhe të mos pyesësh për asgjë. Të njëjtën gjë bën edhe kryebashkiaku i Tiranës që thotë mbolla pemën e 1 miliontë. E thashë këtë për të treguar se çfarë speciesh janë këta rilindasit që vijnë nga bodrumet. Rama mos luaj me dritat, se sot ka një dritë që po ndriçon çdo zemër të shqiptarëve.

Po dridhesh atje ku je. Ne sjellim këtu një njeri që me dashurinë, me respektin dhe me përulësinë para jush do të jetë një drejtues i vendosur i bashkisë tuaj. Çdo vend në Shqipëri është i bekuar. Por vendi i mbiprodhimit është vetëm Devolli më shumë se gjithë të tjerët. Devolli është treva e punëtorëve dhe fermerëve të shkëlqyer. E potencialeve të jashtëzakonshme. Devollitë janë zotërit më të mirë të tokave dhe trojeve të tyre.

Qeveritarët me vjedhjet e tyre të pakufijshme, bëjnë që çmimet e apartamenteve të jenë më të larta në Shqipëri se në Belgjikë. Një apartament në Tiranë është 30 % më shtrenjtë se në Bruksel. Sekti i “Rilindjes” s’kanë mendje tjetërkund vetëm se të pasurohen vetë. Rama i jep baxhanakut 100 tendera miliona euro. I jep thjeshtrës dhjetëra tendera. Po Olsi se mos e zbardhi klubin Partizani? Këta mendojnë vetëm për vete. Janë një sekt që si shushunja po vjedhin pasuritë tuaja.

Ata kanë një sistem fiskal kundër qytetarëve. Kanë një subvencionim 6 herë më të ulët se Kosova dhe 8 herë më të ulët se Maqedonia. Mbeten prodhimet e Devollit në fushë. Këta qeveritarë nuk kanë interes tjetër veç pasurimit të tyre. Është kohë të ulemi me çdo socialist e të diskutojmë, çfarë ndodhi këto vite. Pse po ikim. Pse kanë ikur 35 %. Sepse rrogat kanë rënë në mënyrë të tmerrshme. Sepse për shkak të bordeve komuniste të çmimeve, çdo qytetar ka shpenzuar më shumë 430 mijë lekë. Tani çfarë bën Rama, i demaskuar thotë do rrisim rrogat.

Edhe deklaron se ja bëra rrogën 4 milionë e 600 mijë presidentit të Republikës. Ai tallet me ju. Nxjerr 3 punonjës të Kryeministrisë e thotë ua bëra rrogat aq e kaq. Po ç’punë keni ju me rrogat e tyre? Juve ju duhen rrogat tuaja. Tani ka kap lopatën, të cilën e përçmon, sepse ai e përçmon njeriun e punës. Sepse po të kishte respekt nuk i katandiste në këtë gjendje. I thoni të heqë lopatën dhe të sjellë kandidatin këtu, të përballen. Por kanë frikë, se i del kunati, del me dy rroga.

Edhe unë i them hajde ballafaqohemi, por nuk vjen. Del me lopatë duke hapur një gropë dhe dua t’i them se spo bëj gjë tjetër vetëm se gropën tënde politike dhe në 14 maj do të marrësh faturën që meriton. Nuk janë më thjeshtë për një karrige. Këto zgjedhje janë për fatin e Shqipërisë. Devolli është i vjedhur, i shitur dhe i braktisur nga qeveria. Nuk i jepet pushteti më tutje një njeriu që ka future të gjitha pushtetet në duar. Thirrje për mençurinë tonë.

Nuk lejohet më një njeri me të gjitha pushtetet. Një njeri që abuzon nga mëngjesi në darkë me pushtetet. Dje nxori zëdhënësen edhe tha se do të sjellim punëtorë nga Bangladeshi, Sri Lanka, etj. Sepse ata nuk votojnë dhe ai kërkon të përzërë shqiptarët që votojnë që të rrijë në pushtet”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re