Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kuvend ka folur për herë të parë “ngërçin” e Reformës Zgjedhore për idenfikimin bimetrik, ku kryeministri theksoi se nuk ka afat kohor që të implementohet.

Rama tha nëse opozita arrin që ta implemetojë identifikimin biometrik, ta marrë vetë përsipër dh eta realizojë, së bashkuë me ekpsertë të çertëfikuar ndërkombëtar.

“Arsyeja kryesore e sherreve janë komisionet, kush identifikon dhe kush numëron. OSBE kërkon depolitizim të komisioneve. Si nuk e bëka populli shqiptar, që të vendosë në komisione njerëz që nuk vijnë si të partive, por në shërbim të këtij procesi. Edhe sot që flasim duket mision i pamundur për fat të keq.

Ne e kemi thënë depolitizimi i komisioneve është i domosdoshëm. Identifikimi është një tjetër pikë. Nga momenti i firmosjes së kontratës deri në realizim duhen së paku 6 muaj, sot jemi shumë vonë, jemi qershor, por le ta zënë se do të miratohet në fund të qershorit, do të duhet të votohet gjithë struktura e KQZ-së së re, që është komplet model tjetër, do të marrë gjithë korrikun. Ja do u duhet atyre 40 ditë që është shumë pak për të përgatitur të gjithë studimin.

Tetor-nëntor tenderi ndërkombëtar, 30 ditë ankimet, në janar kontrata, në shkurt fillon puna për sistemin, prill-maj do të bëhen zgjedhjet. Por nuk ka problem, ne e pranojmë që të bëhet 100% nëse arrihet dhe të hyjë për aq sa arrihet, pjesa tjetër me tradicionalen dhe PD-ja ta gjejë një njeri vetë, ta zgjedhë brenda në një nga dhomat e SHQUP-it, nuk na intereson, ta vendosë me votën tonë, tuajën e dini vetë, ta vendosë atje zv/kryetar të KQZ me mandatin ekskluziv që të merret me teknologjinë, që të mos thonë jo tenderi këtu jo ashtu.

Ta bëjnë vetë, nëse arrijnë ta bëjnë ne jemi OK. Një ekspert ndërkombëtar. Ne nuk duam të hyjmë fare, ta bëjnë vetë, ta marrin dhe ta bëjnë vetë elektronikën. Nëse ka certifikimin ndërkombëtar ne jemi OK. Administrata është politike?!!! Ou!!! Po u jap një shifër nën ekzekutivin qendror ka 9 mijë nëpunës civil, 67% janë përpara 2013.

Kemi thënë që cdo parti dhe individ të nxisë njerëzit që të hyjnë në administratë, me formulën 3 komisionerë civilë për cdo qendër. Të shkojnë të regjistrohen dhe trajtohen, dhe për trajnimet ti ndjekë, ky zv. kryetari dhe në fund të hidhet shorti për cdo qark. Është vendosur detyruese për administratën, kujt i del emri të shkojë te qendra, shorti 48 orë përpara. Ama nuk u paraqite, hiqesh nga puna dhe e humbet për të hyrë në punë shteti për të gjithë jetën, pa llogarit faktin që po u kape me ndonjë gjë shkon në burg.

I kemi thënë 3 nga këta në tavolinë, në cdo qendër kamera dhe shumica dhe opozita që duhet ta gjejmë kush është, kanë nga dy monitorë specialë nga fillimi në fund, nuk kanë të drejtë të prekin regjistra por mund të shkruajnë për cdo gjë që shohin keq dhe nëse kërkesa e tyre është e drejtë këta të tjerët të penalizohen. Po tani cfarë duan? Dhe fundit që kam vota e emigrantëve, pashë emigrantë që i kemi këtu në Tiranë, që thanë duam votën. Nuk jemi karagjozë të mashtrojmë emigrantët. Ne e kemi vendosur në draft që KQZ merr detyrën ta realizojë, por është sistem jo kur të vjen në fund veza” tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re