Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike zyrtare, Edvin Kulluri me anë të një reagimi është shprehur se bashkëpunimi Rama – Berisha nuk është më një lajm.

Kulluri shprehet se bashkëpunimi nisi me zgjedhjet e 6 marsit, vazhdoj me kullat po vijon me përpjekjen për të penguar reformën zgjedhore duke mbajtur në fuqi marrëveshjen e 2008 dhe qëllimi final është kontrolli i drejtësisë.

Ai shton se Rama dhe Berisha sot kanë armik kryesor SPAK dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për ta frenuar.

Sipas tij, Rama  i ka bërë llogaritë gabim, pasi nuk do të mund t’i imponojë PD për llogari të Berishës asnjë funksionari të tij.

REAGIMI I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

Bashkepunimi Rama -Berisha nuk është më lajm. Nisi me bashkepunimin me zgjedhjet e 6 marsit, vazhdoj me kullat po vijon me përpjekjen për të penguar reformën zgjedhore duke mbajtur në fuqi marrëveshjen e 2008 dhe qellimi final është kontrolli i drejtesise.

Si Rama dhe Berisha kanë sot armik kryesor SPAK dhe për këtë janë gati të bejnë gjithcka per te frenuar hetimin dhe gjykimin e korrupsionit madhor.

Edi Rama i ka bere llogatite gabim. Nuk do te mund ti imponoje PD per llogari te Sali Berishes asnje funksionar te tij.
Ashtu sic Sali Berisha nuk do te mund ta perdor kurre PD si mburoje e problemeve te tij me SPAK. Lehtesia me te cilen “kercejne” nga revolucioni ne tavolina pazaresh eshte “mbreselenes” ashtu si ndryshimi i befte i Rames per persona Non-Grata! Fshati qe duket, s’do kallauz.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re