Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të shkojë në GJKKO ditën e sotme për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimin e çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Në një konferencë për mediat, Berisha ka deklaruar se Rama i ka shpallur luftë opozitës, ndërsa u bëri thirrje demokratëve që ti përgjigjen me të gjithë forcën dhe mundësinë që kanë.

Sipas Berishes, në procesin e hetimit për privatizimin e ish kompleksit Partizani nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, por janë reformat epokale të PD-së, duke sjelle shembullin e bonove te privatizimit.

“Sic e dini Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë se me aktin e fundit ai i shpallur luftë totale dhe ne do ti përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona.

Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij. Jo! Në proces janë reformat epokale të PD, të cilat goditen nga falanga politike krimi.

Në një analizë që dëshmon më shumë se asgjë tjetër urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë që ka ndërmarrë PD ndër vite.

Cdo demokrat dhe demokrate duhet të ndihet me to.

Unë sot jam këtu për të paraqitur vetëm njerën prej tyre, të cilën falangat e krimit politik e paraqesin si fakt argument se është ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim apo është ndërmarrë për korrupsion. Kjo është vendimi për përdorimin e letrave me vlerë në procesin e privatizimit me përparësi ish pronarëve”, tha nder te tjera Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re