Kryeministri Rama ka reaguar ndaj mesazheve të përcjella sot për pubikun nga ana e kyedemokratit Basha, ku veçojnë dhe ato për afrimin e zgjedhjeve, si dhe bindjen se do fitohen.

Në një status plot ironi, kreu i mazhorancës i kujton rivalit të drejtpërdejtë paditë për shpifje.

“Artist, jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot 23 shkaqe për padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diare intensive më thonë. E di xhan e di, të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort”, shkruan Rama.

Në një seri akuzash për kriminalizimin e qeverisjes, Bash aka shtuar së fundi dhe atë që 15 deputetë të mazhorancës i kanë mandatet e rrëmbyera kriminalisht e jo me votë të lirë.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re