Sali Berisha ka folur për skandalin e pagave të publikuara të qytetarëve shqiptarë.

Gjatë një interviste për “A2”, ish-kryeministri hodhi akuza në drejtim të Edi Ramës i cili sipas tij është përgjegjës kryeso për publikimin e të dhënave personale të shqiptarëve.

Rama ta ka lënë fajin ty për vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve? “Ai sistem u vodh nga eksponentë kryesorë të PS janë me kamera të regjistruar, serveri i tatimeve ajo është vjedhja më e madhe. Nuk ishte sistemi do dobët por hajdutët të paskrupullt, prandaj Edi Rama me aktet e tij të nxjerrjes në treg të të dhënave personale të qytetarëve tregon se sot është njeriu më i padenjë në qeverisjen e nj vendi. Kurrë një shtetar nuk i lejon vetes një akt të tillë, ky është një shkelmim ndaj qytetarëve dhe dhunim i tyre, ndaj të dhënave që ia ke marrë me mirëbesim sepse je shteti. Patronazhistët a kishte akt më të shëmtuar, ma thuaj a kishte hetim ndaj atij krimi monstruoz? Sistemet informative janë të tilla, nuk mund të marrë kushg pa lënë gjurmë e ka lehtësisht të vërtetueshme. Ai nëse është punonjës në sistem sa herë hyn në sistem lë gjurmën e tij aty. Nëse e bëjnë hackers atëherë kërkon ndihmën e BE SHBA për të gjendur haberin. Drejtoresha e AKSH-it thotë ç’më duhet mua me të dhënat që dalin sepse ato janë në dorën e partisë. Të nxjerrësh targat bota e krimit tani mund të bëjë nishan cilindo person”, tha Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re