Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm për hetim në të gjithën pasurinë e politikanëve e jo vetëm, duke nisur nga ai vetë. Madje tha se kjo do ishte një ditë e lumtur për të.

“Kur kam hyrë në Kryeministri i kishin marrë të gjitha, nuk kishte asgjë. Unë kam bërë një dasmë dhe janë të regjistruara, të kthyera, të gjitha dhuratat e dasmës që kalojnë një vlerë simbolike. Unë do isha i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e tyre, hotelet ku kanë qëndruar. Mbi të gjitha të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurat që kanë prodhuar pasuri me shpenzime të larta, jo normale. Jam shumë i interesuar që kjo të fillojë nga sarajet e mia”, u shpreh Rama në Open, që më pas shtoi se e ka gjithçka të vërtetuar me faturë.

Ai u shpreh për herë të parë mbi atë që e quajti jo projektligj, por nismë të opozitës për ndryshime kushtetuese në funksion të një vetting për politikën.

Duke i qëndruar tezës së këtë do e bëjë SPAK e BKH, Rama tha se do e çonte në Venecia këtë nismë, për ta thënë ajo fjalën e saj.

“Ne do të ja çojmë Komisionit të Venecias. Kjo është hedh Luli një gur në lum dhe ne të mbytemi. Jo, ne do e marrim gurin dhe do e çojmë në Komisionin e Venecias. Nëse Venecia do të thotë se kjo është në përputhje me kushtetutën, me të drejtat e njeriut, ne do ta votojmë”, theksoi Rama.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re